Valbon Limani ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, me të cilën kanë diskutuar për projektet infrastrukturore dhe investimet në Komunën e Gostivarit.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri”, ka shkruar Limani.
Sipas tij, në fokus të takimit kanë qenë bashkëpunimi me Qeverinë dhe realizimi i projekteve konkrete në interes të qytetarëve.
“Diskutuam për bashkëpunimin me Qeverinë në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe investimeve që janë në të mirë të qytetarëve tanë”, theksoi ai.
Limani bëri të ditur se gjatë vizitës së përbashkët janë inspektuar edhe disa projekte që po realizohen në Gostivar.
“Gjatë vizitës, inspektuam edhe disa projekte që po realizohen me investim të përbashkët të Qeverisë dhe Komunës së Gostivarit”, deklaroi kryetari i Gostivarit. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
11 Maj, 2026 14:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.