Bashkohen ushtritë serbe dhe ruse? Vulin: Krenar të jemi krah Putinit…
Presidenti serb do të marrë pjesë me krenari në festimet me rastin e ditës së fitores në Moskë. Këtë e tha zv.kryeministri Aleksandër Vulin. I pyetur nëse Serbia po përballet me trysni pasi presidenti serb do të jetë në Moskë më 9 maj kur përkujtohet fitorja ndaj Gjermanisë naziste, Vulin tha se Perëndimi i ka bërë presion Serbisë të vendosë sanksione ndaj Moskës prej 3 vitesh, por ata nuk e kanë bërë.
“Sigurisht, ata thonë se presidenti putin është dikush që nuk duhet ta takosh, por personalisht e kam takuar Putinin dy herë në jetën time dhe jam shumë krenar për këtë. E konsideroj këtë kulmin e karrierës time. Është një nder i madh të jesh me presidentin Putin e veçanërisht në ditën e fitores”, ishin fjalët e Vulin.
Vulin foli gjithashtu për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të forcave të armatosura serbe në paradën e Moskës.
-
Bullgaria kërkon llogari nga Shkupi pas ndalimit të deputetit bullgar
Një incident në kufi ka sjellë përplasje të re diplomatike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka thirrur të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut në Sofje, pasi deputetit bullgar Angel Georgiev iu refuzua hyrja në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas agjencisë bullgare BTA, incidenti ka…
-
Natë e përgjakshme në Gjermani, 24-vjeçari nga RMV përfundon në operacion
Një 24-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka mbetur rëndë i plagosur pas një përleshjeje mes dy grupeve në qytetin gjerman Bad Segeberg. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:20 në rrugën “Kirchstraße”, pranë sheshit të qytetit. Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi me një debat verbal, i cili më pas degjeneroi në përleshje fizike.…















