BDI heq dorë nga protestat, do të nisë takim me qytetarët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:25

BDI heq dorë nga protestat, do të nisë takim me qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e të martës me krerët e komunave, ish ministrat dhe sekretarët e partisë ka caktuar agjendën sipas tyre për të mbrojtur legjitimitetin e votës shqiptare.

Ndonëse ishte përfolur për mënyrat se si partia e Ali Ahmetit do të kundërshton sipas tyre shkeljen e vullnetit të qytetarëve, në fund integristët kanë vendosur për të kundërshtuar në mënyrë paqësore. Nuk do të ketë protesta, por takime me qytetarët duke filluar nga Struga e deri në Likovë, nëpër komunat me të cilat udhëheq BDI-ja, duke përfshi edhe degët e komunave ku nuk ka kryetarë si Tetova, Gostivari, Çairit etj. Këto takime nuk përfshijnë pjesëtarë të partive të tjera brenda Frontit Evropian. Mësohet se në takim kanë referuar edhe përfaqësues të strukturës policore, ku janë vlerësuar argumentet pro dhe kundër për një hap të tillë. Siç mëson ALSAT, ende nuk ka zyrtarisht një koordinator për këto organizime, edhe pse ky rol mund t’i caktohet njërit prej komunave të udhëhequr nga kjo parti. Në takim është folur edhe për çështje të tjera sikurse korridoret 8 dhe 10, operatorin e tretë celular në vend, kolektorin e dështuar në Kërçovë, e deri edhe te mundësia e qeverisë së gjerë, apo edhe politika e jashtme që diktohet pas zgjedhjeve në SHBA. Së fundi eksponentë të përafërt me partinë e Ahmetit dhe mediat e afërta me këtë parti kishin filluar të plasonin informacione kërcënuese për protesta destabilizuese, kërkesa për parlament dydhomsh, fushatë gjithëpërfshirëse për jo-legjitimitetin e njërës nga partitë që përbëjnë shumicën etj. Ministria e Brendshme kishte deklaruar se ka indikacione për destabilizim por deri tani nuk ka veprime konkrete. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?