BDI: Reagimi i Jehona Ajdinit i konfirmon dyshimet, Prokuroria të hapë hetim për ndikimin e Izet Mexhitit 

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 11:35

BDI: Reagimi i Jehona Ajdinit i konfirmon dyshimet, Prokuroria të hapë hetim për ndikimin e Izet Mexhitit 

Bashkimi Demokratik për Integrim rikujton se dje alarmoi për një rast që cilësohet si skandal i paparë: një projekt prej 18 mijë eurosh është ndarë për Jehona Ajdinin, partneren e punonjësit të kabinetit të Izet Mexhitit, transmeton Flaka

Sipas BDI-së, kjo përbën një tregues serioz se dyshimet për nepotizëm dhe ndikim politik janë të bazuara. Në reagimin e saj, Jehona Ajdini pranon se tri vite me radhë ka aplikuar pa sukses, ndërsa pikërisht tani, kur partneri i saj është pjesë e rrethit më të ngushtë të Mexhitit, ajo përfiton mjete nga buxheti i shtetit.

BDI ka ngritur pyetje thelbësore:

  • A kanë të rinjtë artistë shqiptarë pa përkrahje partiake të njëjtën mundësi?
  • Pse regjisorë me përvojë dhe projekte serioze u refuzuan pa arsyetim, ndërkohë që partnerja e njërit prej njerëzve më të afërt të Mexhitit përfiton fonde?
  • A është shndërruar Agjencia e Filmit në filial privat të VLEN-it dhe elitave partiake?

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon:

  1. Hetim të menjëhershëm nga Prokuroria për keqpërdorimet dhe ndikimet mbi Agjencinë e Filmit.
  2. Publikim të të gjitha kritereve, pikëzimeve dhe arsyetimeve të komisionit për ndarjen e mjeteve.
  3. Përgjegjësi për ata që e kanë shndërruar kulturën në pronë partiake të njerëzve të afërt me Izet Mexhitin.

BDI thekson se ky nuk është sulm ndaj artistëve të rinj, por mbrojtje e barazisë së mundësive, profesionalizmit dhe kulturës si vlerë që i takon të gjithë qytetarëve. Partia paralajmëron se do të vazhdojë ta mbrojë kulturën nga keqpërdorimet partiake dhe kërkon që drejtësia të dalë në pah.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 11:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?