BDI: Reagimi i zëvendësministrit nuk e ndryshon bilancin e bursave, shqiptarët mbeten të papërfaqësuar

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 12:24

BDI: Reagimi i zëvendësministrit nuk e ndryshon bilancin e bursave, shqiptarët mbeten të papërfaqësuar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me deklaratat e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës për ndarjen e bursave, duke theksuar se ato nuk e ndryshojnë bilancin e bursave të ndara për nxënësit dhe artistët shqiptarë.

Sipas BDI-së, bilanci aktual është:

  • 817 nxënës maqedonas dhe 80 nxënës shqiptarë;
  • 50 nxënës të talentuar maqedonas dhe asnjë shqiptar;
  • 150 artistë të talentuar maqedonas dhe vetëm 4 shqiptarë.

„Reagimi i Zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës nuk e zbeh as nuk e ndryshon bilancin e bursave të ndara. Ai edhe më tutje mbetet: 817 nxënës maqedonas dhe 80 nxënës shqiptarë; 50 nxënës të talentuar maqedonas dhe 0 shqiptarë; 150 artistë të talentuar maqedonas dhe 4 shqiptarë“, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se këto shifra nuk paraqesin përfaqësimin që meritojnë nxënësit shqiptarë.

„Ky nuk është përfaqësimi që duam! Ky nuk është përfaqësimi që e meritojnë nxënësit shqiptarë!“, theksojnë nga BDI.

BDI ka kritikuar edhe paralajmërimet se do të ketë mundësi të tjera për bursa, ku numri i aplikantëve shqiptarë ka qenë i madh.

„Pretendimet e llojit ‘do të ketë bursa të tjera, ku numri i aplikantëve shqiptarë ka qenë i madh’ na shpien te shprehja ‘Rrini rehat’, nga e cila shqiptarët nuk panë kurrë dritë nga Qeveria VMRO-VLEN“, thuhet në reagimin e partisë.

Lista

Reagim nga Driton Sulejmani: Lidhur me pretendimet e BDI-së për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme

Lidhur me reagimin e BDI-së për rezultatet e konkursit të bursave për vitin shkollor 2026/2027, vlerësoj se opinioni publik meriton një sqarim të bazuar në fakte, në kriteret e konkursit dhe në procedurat ligjore, e jo në interpretime të pjesshme të rezultateve.

Fillimisht, dua të theksoj se bursat nuk ndahen mbi bazën e përkatësisë etnike apo preferencave politike, por mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë dhe të publikuara paraprakisht në konkurset e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Shqyrtimi i aplikimeve dhe vlerësimi i dokumentacionit realizohen nga komisionet profesionale, të cilat duhet të zbatojnë të njëjtat kushte dhe mënyrë të pikëzimit për secilin kandidat.

Në katër kategoritë për të cilat janë publikuar rezultatet, kushtet kanë qenë specifike dhe të përcaktuara saktësisht:

– Bursat për fëmijët pa prindër u dedikohen nxënësve që dëshmojnë statusin e tyre me dokumentacion nga institucionet kompetente. Kriter për renditjen e tyre është suksesi i arritur gjatë shkollimit.

– Bursat për nxënësit e talentuar kërkojnë sukses të vazhdueshëm të shkëlqyeshëm dhe çmime të dokumentuara për vendin e parë, të dytë ose të tretë në gara shtetërore apo ndërkombëtare, sipas kushteve të konkursit.

– Bursat për artistët e talentuar kërkojnë rezultate të dëshmuara në gara artistike shtetërore ose ndërkombëtare, sukses të shkëlqyeshëm dhe dokumentacion për çmimet e fituara.

– Bursat për sportistët e talentuar ndahen duke marrë parasysh suksesin shkollor dhe rezultatet sportive në gara të organizuara nga federatat përkatëse, me pikëzim të përcaktuar për arritjet individuale dhe ekipore.

Pra, bëhet fjalë për katër kategori me kushte të veçanta, ku përzgjedhja duhet të mbështetet në dëshmi konkrete dhe në vlerësim profesional.

Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se rezultatet e publikuara deri më tani nuk paraqesin pasqyrën përfundimtare të shpërndarjes së bursave për vitin shkollor 2026/2027.

Gjatë këtyre ditëve pritet publikimi edhe i rezultateve për dy kategori të tjera shumë të rëndësishme:

900 bursa për mbështetje sociale të nxënësve, ku vlerësohen edhe gjendja ekonomike dhe sociale e familjeve, si dhe 1.570 bursa për nxënësit e regjistruar në paralele duale, në kuadër të arsimit profesional.

Pikërisht në këto dy kategori, interesimi i nxënësve shqiptarë ka qenë dukshëm më i madh. Prandaj, çdo analizë për përfaqësimin e nxënësve shqiptarë duhet të marrë parasysh numrin e aplikimeve, plotësimin e kritereve dhe rezultatet në të gjitha kategoritë, e jo vetëm një pjesë të tyre.

Si zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, konsideroj se transparenca është detyrim institucional. Jam i hapur për publikimin dhe analizimin e të dhënave të përmbledhura mbi numrin e aplikimeve, kriteret dhe rezultatet e pikëzimit, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu, çdo kandidat i pakënaqur ka të drejtë të shfrytëzojë mekanizmat ligjorë të ankimimit.

Përfaqësimi i drejtë i nxënësve shqiptarë është çështje serioze, por ai duhet të trajtohet me përgjegjësi, transparencë dhe fakte të plota. Nuk mund të nxirren përfundime për një proces të tërë përderisa rezultatet e të gjitha kategorive ende nuk janë publikuar.

Ftoj të gjithë aktorët politikë që çështjet e arsimit të mos i trajtojnë vetëm përmes deklaratave politike, por të kontribuojnë në informimin dhe inkurajimin e nxënësve për të shfrytëzuar mundësitë që u ofrohen.

Përkushtimi ynë mbetet i qartë: mundësi të barabarta për çdo nxënës, respektim i kritereve dhe transparencë në çdo vendim. Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 12:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë