Bilans lufte, për një vit 140 të vdekur nga aksidentet e trafikut

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 22:31

Bilans lufte, për një vit 140 të vdekur nga aksidentet e trafikut

Vitin e kaluar ka pas rreth 140 viktima në aksidente trafiku në të gjithë vendin, 30 prej të cilëve kanë qenë këmbësorë. Shifrat alarmante që janë shmë më shumë se mesatarja në Europë i publikoi Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski. Ai theksoi se duhet qasje profesionale në ndryshimin e duhur të rregullores ligjore, e cila në një pjesë, për fat të keq sipas tij, nuk është adekuate për nevojat që të gjithë ne si qytetarë i kemi.

Në ndërkohë ministria e punëve të brendshme për çdo ditë informon për gjobat që i vendosin ndaj atyre që nuk i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.Gjatë ditës së enjte janë regjistruar 794 shkelje të trafikut në territorin e gjithë shtetit, 163 prej tyre për tejkalim shpejtësie

“Nga gjithsej 794 urdhra pagese të lëshuara gjatë ditës së djeshme nga punonjësit e policisë në kuadër të kontrolleve të trafikut në rrugët e vendit, për shkeljet e parkimit të parregullt janë dhënë 269 urdhra pagese, për shpejtësi më të lartë se ajo e lejuar janë shqiptuar 163 masa, për drejtim pa patentë shoferi janë dhënë 69 masa”-thonë nga MPB.

Ndërkaq, dënimet e tjera kanë të bëjnë me mosmbajtjen e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit etj. Nga ministria e punëve të brendshme informuan po ashtu se 12 mjete janë përjashtuar nga trafiku për shkak të defekteve teknike, ndërsa 10 mjete për arsye se nuk kishin regjistrim të vlefshëm. /SHENJA/

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 22:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?