Billall Kasami përballë një vendimi politik me peshë të rëndësishme

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2026 10:23

Billall Kasami përballë një vendimi politik me peshë të rëndësishme

Nafie Selmani

Billall Kasami pritet të vendosë për rrugëtimin e Lëvizjes Besa brenda Qeverisë. Një vendim që nuk është thjesht taktik apo partiak, por thellësisht politik për shqiptarët.

Kasami gjendet para një dileme të zgjedhë komoditetin dhe privilegjet e pushtetit apo përgjegjësinë ndaj shqiptarëve.
Opsioni i parë nënkupton vazhdimin e qëndrimit në Qeveri me çdo kusht, edhe kur partneriteti qeverisës ka prodhuar nënshtrim politik, përplasje publike, mungesë koordinimi dhe mbi të gjitha, mungesë rezultatesh konkrete për shqiptarët. Një qëndrim i tillë do të perceptohej si zgjedhje e privilegjeve mbi parimet, e posteve mbi premtimet.

Opsioni i dytë kërkon një akt politik më të vështirë që t’i qëndrojë besnik emrit që mban BESA.
“Besa” për shqiptarët nuk është thjesht emër partie. Është koncept moral, kod nderi, zotim publik që nuk thyhet për interesa të momentit. Është fjalë e dhënë që ruhet edhe kur kushton shumë shtrenjtë. Pikërisht mbi këtë simbolikë u ndërtua kapitali politik i VLEN-it, mbi premtimin (besën) për Ndryshim.

Por sot ku është ky ndryshim?
Nëse ndryshimi nuk shihet në avancimin e të drejtave, në dinjitetin institucional, në fuqizimin real të shqiptarëve atëherë çfarë ndryshoi? Madje, pasi perceptimi publik është se ka regres apo përkeqësim të pozitës politike, atëherë “Ndryshimi” po identifikohet si ndryshim për më keq.

Në këtë kontekst, vendimi i nesërm i Kasamit nuk do të jetë vetëm për qëndrimin në Qeveri, por për identitetin politik të Besës.

Një tjetër dimension i rëndësishëm është edhe e ardhmja e koalicionit VLEN.
Nëse ndodh një ripozicionim politik, kush do të jetë VLEN-i? A do të kemi një konfigurim rreth Kasamit me Taravarin, apo një tjetër rreth Izetit me Salin?

Nesër, Billall Kasami do të duhet të zgjedhë jo vetëm për një mandat qeverisës, por për koherencën politike të Besës dhe për besueshmërinë e fjalës së dhënë para shqiptarëve.

Sepse në politikë mund të falen shumë gjëra, por thyerja e besës nuk harrohet kurrë.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2026 10:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?