E ardhmja e Marcus Rashford në Manchester United vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, por Michael Carrick duket se ka një dëshirë të qartë: ta mbajë sulmuesin anglez në skuadër.
Carrick ka folur me tone pozitive për Rashfordin, duke theksuar se ai është pjesë e Manchester United dhe se rikthimi i tij ka qenë shumë i mirë.
“Marcus është lojtari ynë, ai është rikthyer shumë mirë. E njoh prej kohësh dhe ai na jep diçka pak më ndryshe”, është shprehur Carrick.
Sipas raportimeve, Carrick po përpiqet që Rashford të qëndrojë në “Old Trafford”, ndërsa vetë sulmuesi anglez nuk dëshiron të marrë në konsideratë një transferim në Arabinë Saudite, Turqi apo kampionate të ngjashme.
Rashford tashmë ka mundësi reale për të vazhduar karrierën te Manchester United. Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse gjatë javëve të ardhshme një klub i madh evropian paraqet një ofertë të rëndësishme për të.
E ardhmja e tij mbetet ende për t’u vendosur: qëndrim, huazim apo shitje?
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Gusht, 2026 13:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.