“Përfaqësimi i drejtë”, qëndrime të ndryshme mes partnerëve të koalicionit qeveritar
Partnerët e koalicionit qeveritar japin qëndrime të ndryshme për zhvillimet rreth propozim-ligjit të ri për përfaqësim të drejtë. Ministri për Administratë Publike Goran Minçev deklaron se akoma s’ka parë asnjë draft të ligjit që ka përgatitur partneri i koalicionit VLEN.











