Zv/kryeministri Mexhiti: Eurointegrimet janë prioritet i qeverisë
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti deklaroi sot, se eurointegrimet e vendit vazhdojnë të jenë ndër prioritetet kryesore të koalicionit VLEN. Ai beson se qeveria aktuale, ka kapacitet demokratik dhe i ka numrat e nevojshëm për të çuar përpara proceset në këtë rrugë.











