Linjat e reduktuara të autobusëve privatë, vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:23

Linjat e reduktuara të autobusëve privatë, vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve

Nxënës që dalin nga shkolla duke pritur autobusët që të kthehen në shtëpi, pensionistë që kishin bërë pazarin dhe të punësuar që tash më ishin vonuar për në punë, ishte gjendja në stacionet e autobusëve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup.

Shkaku i linjave të reduktuara, qytetarët për të gjetur një vend në autobusët e stërmbushur duhet të presin me orë ndërsa nxënësit veç më kanë marrë edhe mungesat pa leje si shkak i vonesave në orët e mësimit.

“Mungoj për në orët e mësimit, më shkruajnë dhe mungesat i kemi pa leje. Njëjtë prita një orë për autobusin numër 9 dhe nuk kishte, kur vjen ka shumë rrëmujë dhe nuk ka vend dhe sot mungova dy orë për këtë arsye. Mësuesit na thuan gjej mënyrë. A ke mënyrë tjetër që të shkosh në shkollë? Mundëm por nuk është e lehtë, mund tu them prindërve por s’mundën t’më dërgojnë çdo ditë. Sot arrita në kohë por kam 17 mungesa pa leje, edhe pak do të me largojnë nga shkolla për shkak të autobusëve të NQP-së”, u shpreh një nxënës.

Të moshuarit të cilët presin me orë në stacione thonë se është e shumë e vështirë të gjesh vend në autobus, e sidomos në kohen kur nxënësit shkojnë ose kur kthehen nga shkolla.

“Shumë e vështirë me këto probleme por se deri kur do të zgjasin nuk e di. Ka njerëz të cilët duhet të zgjedhin këto çështje por as ata nuk mbajnë evidencë për transportin publik”, tha një qytetar.

“Edhe privat edhe gjitha i presim por nuk ka, udhëtoj për në Bllacë. Në Bllacë ende nuk u rregullua çështja mbetet e njëjtë me autobusët. Po e njëjtë. A vjen nga puna? Po, nga puna, punoj në Higjienën Komunale…. Më shumë mendon se me çfarë do të udhëtosh se të punosh”, u shpreh një tjetër qytetar.

Hisen Halili, shofer i autobusëve privatë, thotë se janë detyruar që të reduktojnë linjat për shkak të pagesës së ulët për kilometër nuk mund të mbulojnë as shpenzimet.

“Kërkoj që të na mirëkuptojnë qytetarët, të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve tona sepse e kemi patjetër të marrim këtë hap. Ne duam të punojmë por e kemi të pa mundur. Nëse caktohet një çmim real është në dobi të qytetarëve se do të ketë shërbim cilësor”, deklaroi Hisen Halili – Transportues i linjave private.

Transportuesit privatë nga java e kaluar përsëri u rikthyen në transport të reduktuar dhe atë vetëm nga ora 17:00. /Alsat.mk

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?