Decentralizimi, i paplotë edhe 23 vjet më vonë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:15

Decentralizimi, i paplotë edhe 23 vjet më vonë

Decentralizimi i plotë i komunave, e sidomos ai fiskal, është çështja që u ngrit në diskutimin me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti deklaroi se duhet të shfrytëzohet momenti meqë kjo qeveri ka vendosur si prioritet decentralizimin.

“Pushteti lokal ka nevojë për fuqizim të decentralizimit fiskal, rrjedhimisht për më tepër mjete financiare, dhe jo vetëm decentralizim të obligimeve. Kjo do të imponojë një koncept të ri të zhvillimit ekonomik nga poshtë-lart, dhe jo nga lart-poshtë, që domethënë, komunat do të jenë gjeneratorë të zhvillimeve dhe jo vetëm akumulues të problemeve. Një tjetër problem i rëndësishëm i decentralizimit është arsimi. Përskaj faktit se është një nga kompetencat më të decentralizuara, rezultatet nga matjet që bëjnë organizatat relevante për cilësinë në arsim nuk janë shpresëdhënëse”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër i parë.

Mexhiti theksoi edhe problemet me ruajtjen e ambientit, sigurinë nëpër komuna dhe nevojën për më shumë bashkëpunim me organet e rendit.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, theksoi se megjithatë, për momentin komunat kanë nevojë për ndihmë financiare nga pushteti qendror.

“Dialogu i hapur politik mes pushtetit qendror dhe lokal në kuadër të institucioneve është mënyra e vetme për zgjidhje sistemore të të gjitha çështjeve. Komunat e vendosin theksin te stabiliteti financiar dhe qëndrueshmëria e njësive të vetëqeverisjes lokale. Kanë nevojë për më shumë mbështetje nga pushteti qendror për realizimin e projekteve kapitale dhe projekteve më të mëdha infrastrukturore”, theksoi Zllatko Perinski, ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Decentralizimi është mekanizmi më i mirë për rritjen e kapaciteteve demokratike dhe do të jetë i plotë kur komunat të jenë bartesë të zhvillimit ekonomik, thotë profesori Rizvan Sulejmani. Por, sipas tij, nuk ka decentralizim pa bërë një barazim mes komunave sepse asimetria mes tyre është shumë e theksuar.

“Ne duhet të jemi të gatshëm dhe detyrimisht t’i përgatisim komunat të gjenerojnë burime të tyre financiare sepse roli i pushtetit të katërt qëndron në atë se ata janë autonome, dhe për ndryshe e humbin autonominë nëse drejtpërdrejt varen prej mjeteve që vinë prej pushtetit qendror. Ne edhe sot e kësaj dite nuk e dimë çmimin mesatar të një shërbimi të cilin është i detyruar qeveria ta bëjë. Nuk kemi vlerësime të sakta për kapacitetin e komunave, sa ata mund të gjenerojnë të hyra, instrumenti i barazimit, na çalon…”, tha Rizvan Sulejmani, profesor.

Profesori Afrim Osmani numëroi sfidat më të mëdha të komunave që qëndrojnë në rrugën e një decentralizimi të plotë.

“Sfidat që i hasim tani por ndoshta do t’i hasim edhe në të ardhmen për decentralizimin mbeten faktori njeri, resurset njerëzore, pra kapacitetet adekuate humane. E dyta, problemet ekologjike, gjegjësisht ndotja e pakontrolluar e mjedisit jetësor, në veçanti problemi me menaxhimin e mbeturinave, shkatërrimi i gjelbërimeve, prerja e pakontrolluar e druve, tani është mjaft aktual edhe shkaktimi i zjarreve e që ne nuk kemi kapacitete se si t’i përballojmë këto probleme. Sfidë është edhe prania e korrupsionit edhe në nivel lokal”, tha Afrim Osmani, profesor.

Të pranishmit në diskutim folën edhe për aspektin etnik dhe kulturor të decentralizimit. Diskutimi u zhvillua me rastin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit nën organizimit të kabinetit të Mexhitit./Alsat.mk

9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?