17 vjeçari, sulmuesi i Akademisë së Milan, Francesco Camarda konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit italian, me “bomberin” që debutoi sezonin e shkuar me “Kuqezinjtë” e Milanos në Serie A, në sfidën e nëntorit kundër “Violëve” të Fiorentina, dhe tashmë 17-vjeçari është kthyer në objektivin e disa prej skuadrave në Europë.
Konkretisht, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë duke monitoruar sulmuesin, që më 10 mars do të festojë 18 vjetorin e lindjes dhe më pas do të ketë mundësinë të firmosë edhe një kontratë profesionale, megjithatë deri më tani jo gjithçka po shkon siç duhet me “gjigantët” e Serie A.
Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane është mësuar se i talentuari, Camarda dhe “Djajtë” e Milan ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën dhe kjo ka bërë që “Qytetarët” e Manchester City dhe “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të ndjekin me interes të ardhmen e 17-vjeçarit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Dhjetor, 2024 23:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.