Djali i princeshës norvegjeze pranon akuzat e të dashurës për sulm: Kam qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 22:55

Djali i princeshës norvegjeze pranon akuzat e të dashurës për sulm: Kam qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit

Djali i princeshës norvegjeze Mette-Marit, Marius Borg Høiby (27), disa ditë më parë përfundoi në paraburgim pas një denoncimi nga një vajzë 20-vjeçare, e cila pretendon se ai e ka sulmuar psikologjikisht dhe fizikisht, duke shkaktuar një tronditje në tru që kërkoi shtrimin e saj në spital.

Marius, përmes avokatit të tij Øyvind Bratlien, ka lëshuar një deklaratë ku pranon fajin dhe i kërkon falje vajzës. Ai pranon se në atë moment ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se vuan nga disa çrregullime mendore, raporton media norvegjeze NRK.

“Fundjavën e kaluar ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte. Lëndimet fizike dhe shkatërrimi i objekteve në apartament i kam shkaktuar unë, duke qenë nën ndikimin e alkoolit pas një zënke dhe përdorimit të kokainës. Kam disa çrregullime mendore, të cilat më kanë sjellë dhe ende më sjellin sfida të mëdha gjatë gjithë jetës sime. Kam luftuar për një kohë të gjatë me abuzimin e substancave narkotike, për të cilën jam trajtuar më parë. Tani do të vazhdoj këtë trajtim dhe do ta marr atë shumë seriozisht”, tha ai.

“Konsumimi i drogës dhe diagnozat e mia nuk justifikojnë atë që ndodhi në apartamentin në Frogner natën e së dielës së kaluar. Dua të mbaj përgjegjësi për atë që kam bërë dhe do të jem i sinqertë me policinë”, shtoi ai.

Marius nuk e ka pranuar zyrtarisht fajin, por shprehu dëshirën për t’i kërkuar falje familjes së tij dhe vajzës, duke theksuar se ajo “nuk e meritonte atë që ndodhi atë natë, as presionin ekstrem të shtypit norvegjez dhe të huaj që pasoi”.

Deklaratën e tij e komentoi Mette Yvonne Larsen, avokatja e vajzës. “Është mirë që ai flet dhe pranon problemin me drogën dhe ajo është e kënaqur për këtë”, deklaroi ajo.

Kujtojmë se, pas arrestimit të tij, një nga ish-të dashurat e tij, ish-modelja e “Playboy”, Juliane Snekkestad, deklaroi se edhe ajo ishte keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht nga Marius gjatë lidhjes së tyre. /Telegrafi/

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 22:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?