Donnarumma drejt Galatasarayt? PSG gati ta shesë
Në një verë të mbushur me lëvizje të bujshme, Galatasaray po përpiqet të realizojë një nga transferimet më surprizuese: Gianluigi Donnarumma, portieri i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares italiane. Sipas raportimeve nga L’Équipe dhe Tuttomercatoweb, PSG është gati ta shesë Donnarumman për të shmangur largimin e tij si lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi bisedimet për uljen e pagës prej 12 milionë euro në vit kanë ngecur.
Donnarumma, i cili ka shkëlqyer në fitoren e PSG-së në Champions League dhe në Euro 2024 me Italinë, është në radarët e Juventusit, Interit, Chelsea dhe Manchester United, por vetëm klubet me kapacitet të lartë financiar mund ta përballojnë marrëveshjen.
Megjithatë, Galatasaray ka hyrë fuqishëm në garë, duke besuar se mund ta bindë portierin me një projekt ambicioz dhe një rol lideri në skuadër. Klubi turk ka siguruar një marrëveshje prej 300 milionë eurosh me Nivak Group për zhvillimin e qendrës stërvitore Florya, çka i jep hapësirë për investime të mëdha. Pas transferimit të Victor Osimhen për 75 milionë euro, Galatasaray po kërkon të shtojë edhe Donnarumman në skuadër.
Nëse ky operacion realizohet, do të jetë një goditje e madhe për futbollin turk dhe një sinjal i qartë për ambiciet e Galatasarayt në arenën ndërkombëtare.
Flaka
















