Dy të rinj kapen me kokainë
Sektori për Punë të Brendshme Strumicë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli kundër A.K. (27) nga Kavadarci, me qëndrim në Prilep, dhe kundër S.R. (30) nga Prilepi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Më 2 shtator 2025, në kryqëzimin Valandovë–fshati Çalakli, zyrtarë policorë nga SVR Strumicë dhe OVR Valandovë kanë kryer kontroll mbi një automjet “Audi” me targa të Prilepit, të cilin e drejtonte S.R., ndërsa pasagjer ishte A.K. Gjatë kontrollit, te A.K. është gjetur një lëndë e bardhë me strukturë të ngurtë.
Të dy personat janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës, ku gjatë bisedës zyrtare A.K. ka pranuar se lënda e gjetur ishte kokainë me peshë rreth 100 gramë.
Në lidhje me rastin, një ditë më vonë janë kryer kontrolle edhe në disa lokacione në territorin e Prilepit, ku janë gjetur objekte që dyshohet se lidhen me veprën penale.
A.K. dhe S.R. janë nxjerrë para gjyqtarit të Gjykatës Themelore Gjevgjeli, i cili u ka caktuar 30 ditë paraburgim secilit.
















