Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull shtetformues

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2026 11:59

Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull shtetformues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin e shqiptarëve jashtë vendit dhe në rajon në ndërtimin e së ardhmes së kombit.

Rama u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por në çdo vend ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke përmendur qytete si Roma, Athina, Londra, Zyrihu, Nju Jorku dhe Berlini. Ai theksoi se kontributi i diasporës është thelbësor për zhvillimin dhe perspektivën evropiane të vendit.

Një vëmendje të veçantë kreu i qeverisë i kushtoi shqiptarëve në rajon, duke nisur nga Kosova, të cilën e cilësoi si shtetin tjetër të pavarur të shqiptarëve.

Duke u ndalur te Maqedonia e Veriut, Rama theksoi se shqiptarët atje janë një element kyç në shtetin fqinj, duke nënvizuar se ata janë “një popull shtetformues i Republikës mike”. Ai shtoi se ky realitet nuk duhet harruar nga askush dhe përbën një bazë të rëndësishme për bashkëjetesën dhe zhvillimin e vendit.

“E ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por dhe në Romë, Athinë, Londër, Zyrih, New York, Berlin, në çdo vend ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe ëndërrojnë. Por e ardhmja e Shqipërisë shkruhet kudo shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve, Kosova dhe pastaj dhe duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët s’duhet ta harrojë askush janë një popull shtetformues i Republikës fqinje dhe mike e duke vazhduar dhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë”, deklaroi Rama.

Rama përmendi gjithashtu edhe shqiptarët në Mali i Zi dhe në treva të tjera, duke theksuar se shqiptarët kudo që jetojnë janë pjesë e të njëjtit identitet dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve kombëtare.

Sipas Ramës, kalimi “nga distanca në afërsi dhe nga ndjenjat në strategji” është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, ku shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, luajnë një rol të përbashkët në zhvillimin ekonomik e politik.

1192
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2026 11:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1192
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?