Manchester City ka mbyllur një nga lëvizjet më të rëndësishme në stolin e trajnerit, duke emëruar italianin Enzo Maresca si pasues të trajnerit legjendar Guardiolas dhe një nga figurat kryesore të projektit afatgjatë të klubit.
Sipas raportimeve, gjithçka është finalizuar mes palëve dhe Maresca tashmë ka qenë pranë klubit për të nisur zyrtarisht aventurën e tij të re në “Etihad Stadium”. Trajneri italian ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me gjigantët anglez deri në qershor të vitit 2029.
Në kuadër të marrëveshjes, Chelsea do të përfitojë një paketë kompensimi që tejkalon shumën prej 10 milion paundësh për largimin e teknikut italian.
Maresca konsiderohet prej kohësh si një nga nxënësit më të afërt të sistemit të Pep Guardiolës dhe drejtuesit e Manchester Cityt e shohin atë si figurën ideale për të vazhduar filozofinë që ka sjellë suksese të mëdha në klub gjatë viteve të fundit.
Marrëveshja ishte raportuar që në muajin maj, ndërsa tani gjithçka është vulosur dhe trajneri italian është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Qershor, 2026 14:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.