Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka ndarë sot një moment simbolik nga fushata, duke njoftuar ardhjen e qytetarit të parë nga diaspora për zgjedhjet e 19 tetorit.
“Saiti erdhi i pari. Nga diaspora, me zemër plot dashuri për vendin,” tha Osmani, duke nënvizuar përkushtimin e bashkatdhetarëve që po kthehen për të votuar.
Ai theksoi se Sait Ameti është shembull i ndjenjës së përgjegjësisë qytetare dhe dashurisë për vendlindjen:
“Sait Ameti, qytetari i parë që erdhi për të votuar më 19 tetor, për ndryshimin historik që Çairi e ka pritur për vite.”
Osmani e cilësoi këtë veprim si më shumë se një akt politik:
“Kjo nuk është vetëm votë, është besë dhe dashuri për Çairin. Ndryshimi ka filluar! Ju mirëpresim!”
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Tetor, 2025 00:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.