Është ngritur procedurë hetimore kundër një nëpunësi policor i dyshuar për ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 20:02

Është ngritur procedurë hetimore kundër një nëpunësi policor i dyshuar për ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekejn e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur procedurë hetimore kundër një polici nga Stacioni Policor Bit Pazar i dyshuar për ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës.

“Prokurori publik kompetent nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve pranë Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë ditës së djeshme, duke vepruar sipas kallëzimit penal të dorëzuar nga Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nxjerrë Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një nëpunësi policor. I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës” nga neni 189 paragrafi 1 i Kodit Penal”, qëndron në kumtesën nga Prokuroria publike e RMV-së.

Ekziston dyshim i bazuar, siç theksohet se i dyshuari – polic me uniformë nga SP Bit Pazar, më 31.07.2024 në ora 22:30 në Bul.Kërste Misirkov në Shkup, përballë hotelit “Diamond”, ka keqpërdorur pozitën e tij në atë mënyrë që pasi ka ndaluar automejtin me sinjalizimin e tij e ka hapur derën e automjetit dhe e ka prekur viktimën në trup.

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?