Evra komenton Palmer: Fillimisht duhet të rikthejë formën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Mars, 2026 10:15

Evra komenton Palmer: Fillimisht duhet të rikthejë formën

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka komentuar së fundmi mbi nivelin e presionit që ekziston në klubin nga “Old Trafford”, duke e lidhur këtë edhe me performancat e mesfushorit të Chelsea FC, Cole Palmer.

Sipas Evra, të luash për Manchester United kërkon që një futbollist të performojë në nivel të lartë gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm për një periudhë të shkurtër.

“Kur luan për Manchester United nuk mjafton të kesh një muaj të mirë. Duhet të performosh gjatë gjithë vitit. Ky është presioni i të luajturit për këtë klub”, u shpreh francezi.

Ai shtoi se është e vështirë të thuhet nëse Palmer do ta ngrinte nivelin e skuadrës së United, pasi presioni në këtë klub është shumë më i madh krahasuar me atë që përjeton aktualisht te Chelsea.

Evra gjithashtu përmendi edhe problemet fizike që ka pasur lojtari kohët e fundit.

“Palmer ka pasur shumë lëndime dhe duhet të rikthejë formën e tij më të mirë”, theksoi ish-mbrojtësi francez.

Deklaratat e Evra kanë hapur diskutime mes tifozëve për faktin nëse Palmer do të ishte në gjendje të përballonte presionin e madh që sjell fanella e Manchester United.

Flaka

1054
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Mars, 2026 10:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1054
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?