Fabrizio Romano: “Pres që Rodri të jetë lojtar i Barcelonës”
Barcelona po afrohet gjithnjë e më shumë me transferimin e Rodrit nga Manchester City, ndërsa negociatat mes dy klubeve vazhdojnë.
Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka dhënë një sinjal të fortë për të ardhmen e mesfushorit spanjoll, duke deklaruar se pret që Rodri të bëhet lojtar i Barcelonës.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është përfunduar dhe disa detaje mbeten për t’u zgjidhur. Sipas raportimeve, Manchester City kërkon 80 milionë euro për mesfushorin, ndërsa Barcelona nuk dëshiron të shkojë deri në këtë shumë.
Një tjetër pikë e rëndësishme në negociata është se Manchester City dëshiron të sigurojë fillimisht zëvendësuesin e Rodrit përpara se të japë dritën jeshile për largimin e tij.
Ndërkohë, të dy klubet po diskutojnë edhe strukturën e pagesës së transferimit, çështje që mund të jetë vendimtare për arritjen e marrëveshjes.
Pavarësisht kompleksitetit të operacionit, burime pranë Barcelonës mbeten optimiste se transferimi mund të finalizohet. Klubi katalanas vazhdon të punojë për ta afruar Rodrin në “Camp Nou”, ndërsa negociatat pritet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.
Nëse marrëveshja realizohet, Rodri do të ishte një përforcim i madh për mesfushën e Barcelonës.
Flaka












