Fermin Lopez në listën e largimeve të Barcelonës
Barcelona e hapur për shitjen e Fermin Lopezit në verë
Klubi katalunas, Barcelona, po konsideron seriozisht mundësinë e largimit të mesfushorit të talentuar Fermin Lopez gjatë afatit kalimtar të verës, nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Sipas gazetës “Sport”, Barça nuk po kërkon aktivisht ta shesë 22-vjeçarin, por është e gatshme të shqyrtojë çdo ofertë që arrin në rreth 60-70 milionë euro.
Fermin Lopez ka pasur një sezon shumë të mirë në aspektin e kontributit ndaj skuadrës, megjithëse nuk është një nga titullarët e rregullt të trajnerit. Me konkurrencë të fortë në mesfushë nga emra si Frenki De Jong, Pedri, Dani Olmo dhe Gavi, pozicioni i tij në formacionin bazë është i kufizuar. Megjithatë, gjatë sezonit, ai ka arritur të shënojë 8 gola dhe të japë 10 asistime, duke regjistruar 18 kontribute në gola në pak më shumë se 2000 minuta lojë, një statistikë mbresëlënëse për një lojtar me këtë kohë aktiv në fushë.
Klubi katalanas e sheh Fermin si një lojtar me potencial të madh, por duke pasur parasysh strategjinë e skuadrës dhe konkurrencën e madhe në mesfushë, ata nuk do të pengojnë largimin e tij nëse arrin një ofertë të majme. Barcelona synon të shfrytëzojë këtë verë për të përforcuar ekipin dhe për të balancuar financat, ndaj një shifër e tillë do të ishte e pranueshme.
Ndërkaq, Fermin Lopez vazhdon të jetë një nga talentet më premtuese të ekipit, dhe largimi i tij do të ishte një surprizë, por edhe një mundësi për të eksploruar hapësira të reja në karrierë, nëse përfshihet në një marrëveshje të mirë.
Flaka
















