Filipçe: Heqja e balancuesit doli të ishte një tjetër gënjeshtër e madhe e Mickoskit dhe Dimitrievskit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 22:34

Filipçe: Heqja e balancuesit doli të ishte një tjetër gënjeshtër e madhe e Mickoskit dhe Dimitrievskit

Heqja e balancuesit është një tjetër gënjeshtër e madhe e VMRO DPMNE-së dhe ZNAM-it.

Heqja e balancuesit është një tjetër gënjeshtër e madhe e VMRO DPMNE-së dhe ZNAM-it, tha sot në Strumicë kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me njoftimet për shfuqizimin e balancuesit.

“Është një gënjeshtër e madhe e VMRO DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski-t, ZNAM-it dhe Maksim Dimitrievskit. Fatkeqësisht, ata ranë në gjunjë dhe e shkelën premtimin. Ishte vërtet një gënjeshtër e madhe gjatë fushatës, e ashtuquajtura “Maqedonia krenare”, në të cilën do të kufizonin të drejtat, funksionet dhe instrumentet që kanë shqiptarët. Me atë fushatë të fuqishme morën përkrahje të madhe dhe erdhën në pushtet”, tha kryetari i LSDM-së, Filipçe, duke shtuar se tani që njerëzit e kuptojnë të vërtetën, kur VMRO DPMNE dhe ZNAM i shkelin të gjitha premtimet e tyre, njerëzit ndihen të poshtëruar dhe të zhgënjyer, sepse ata e kuptojnë se janë gënjyer. FLAKA

201

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
201

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut