Sulmuesi Fisnik Asllani ka vendosur të presë Barcelonën, pavarësisht se ishte shumë pranë përfundimit të transferimit nga Hoffenheim te RB Leipzig.
Sipas raportimeve të Sport, futbollisti ka kërkuar më shumë kohë për të marrë vendimin përfundimtar, pasi prioriteti i tij absolut është një kalim te gjiganti katalanas.
Asllani besohej se ishte pranë finalizimit të marrëveshjes me Leipzigun, por zhvillimet e fundit kanë ndryshuar situatën. Interesimi i Barcelonës e ka bërë sulmuesin të ndalojë negociatat, duke shpresuar se klubi blaugrana do të konkretizojë lëvizjen në ditët në vijim.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e Asllanit, ndërsa Leipzigu vazhdon të presë përgjigjen përfundimtare të lojtarit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Korrik, 2026 22:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.