Flick paralajmëron Barcelonën para Galatasarayt: Na pret një ndeshje e vështirë
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes me Galatasarayn në Ligën e Kampionëve, duke vlerësuar atmosferën në stadiumin turk dhe duke kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra e tij.
“Galatasaray ka një nga atmosferat më të mira në stadiume në botë. Duhet të mbrohemi si një skuadër e vetme”, deklaroi Flick, i cili theksoi se objektivi i Barcelonës është fitorja, edhe pse pranoi se një ndeshje e tillë në transfertë nuk është e lehtë.
Tekniku gjerman u shpreh i kënaqur me atmosferën në dhomën e zhveshjes dhe urinë e lojtarëve për të fituar, duke shtuar se rruga drejt finales së Ligës së Kampionëve është ende e gjatë.
I pyetur për ankesat e Real Madridit ndaj arbitrimit, Flick refuzoi të komentojë, duke theksuar se Barcelona duhet të përqendrohet te ndeshja e saj dhe të respektojë kundërshtarin.
Sa i përket Gabriel Jesusit, trajneri konfirmoi se sulmuesi është gati, por vendimi nëse do të luajë do të merret pas stërvitjes. Flick vlerësoi paraqitjet dhe qëndrimin e tij, duke thënë se niveli i treguar ka qenë një surprizë e këndshme për klubin.
Flaka













