Gabriel Jesus lavdëron Raphinhën: “Mund të luajë shumë mirë në çdo pozicion”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shtator, 2026 09:58

Gabriel Jesus lavdëron Raphinhën: “Mund të luajë shumë mirë në çdo pozicion”

Gabriel Jesus ka vlerësuar paraqitjet e Raphinhës në rolin e sulmuesit qendror te Barcelona, duke theksuar se braziliani po dëshmon se mund të jetë shumë efektiv edhe si “numër 9”.

“Rapha po bën shumë mirë si numër 9. Ai ka aftësi të mëdha për të luajtur aty dhe po e dëshmon këtë duke shënuar gola, që është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Jesus.

Sulmuesi brazilian shtoi se nuk është i befasuar nga forma e Raphinhës, pasi e njihte cilësinë e tij që nga ditët e para me kombëtaren braziliane. Ai veçoi driblimin, goditjet dhe aftësinë për të finalizuar aksionet.

Jesus beson se Raphinha mund të shkëlqejë në disa pozicione, qoftë si sulmues, anësor i djathtë, anësor i majtë apo edhe si “numër 10”.

Flaka

268

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shtator, 2026 09:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut