Ganiu premton se Çerdhja e Çairit do të hapet në shtator

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:15

Ganiu premton se Çerdhja e Çairit do të hapet në shtator

Çerdhja e Çairit duket të jetë përfundimisht gati për t’u lëshuar në përdorim. Të paktën kështu thotë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sipas të cilit çerdhja do të hapet në fund të shtatorit. Ai pranon se punimet janë zgjatur dhe fajin për këtë e hedh tek funksionarët e garniturës së kaluar, të cilët siç thotë Ganiu, në mungesë të projekteve tjera, me dhjetra herë kanë ardhur dhe janë fotografuar para çerdhes.

Visar Ganiu, kryetar i Çairit

“Ne shpresojmë se do të jetë gati në fillim të këtij vitit shkollor, ndoshta jo menjëherë javët e para, por nga fundi i muajit shtator…edhe unë pajtohem se është dashur të lëshohet në përdorim vitin e kaluar, është vonuar një vit. Por ajo ka qenë në funksion të ish funksionarëve të garniturës së kaluar, për të ardhur nja 10 herë për ta promovuar, për shkak se në mungesë të projekteve të reja vinin tek ne, kurse mjetet ju e dini se janë të siguruara, projektin e të gjitha fazat i ka bërë komuna, kurse mjetet janë nga Banka Botërore”.

Shtoi se pikërisht për këtë çështje sot takohen me ministrin e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanin. Ky i fundit, gjithashtu pati deklaruar se fajin e prolongimit të punimeve në këtë çerdhe, ishin të Qeverisë së kaluar, gjegjësiht të Ministrisë së Politikës Sociale, nën kompetencë të së cilës janë çerdhet, e në këtë rast shpallja e furnizimeve publike dhe monitorimi i punimeve.

Me një buxhet prej rreth 2 milion eurove, para katër viteve, në Çair, në kuadër të çerdhes “Fidani”, nisi të ndërtohej çerdhja e cila do të ishte çerdhja më e madhe në vendin tonë dhe e njejta duhej të përfundonte në vitin 2022.

/SHENJA/

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?