Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski, ka vlerësuar rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për ruajtjen e orientimit strategjik të vendit.
Në paraqitjen e tij të fundit, Georgievski tha se politika shqiptare ka kaluar nëpër një transformim të rëndësishëm dhe sot paraqet një faktor të konsoliduar shtetformues, me ndikim të madh në proceset politike dhe shtetërore.
“Sot më gëzon fakti se ka një evolucion shumë serioz të faktorit shqiptar në Maqedoni. Te faktori shqiptar sot me kënaqësi njoh një strukturë shtetformuese, madje shumë më të fortë se shumë struktura brenda faktorëve politikë maqedonas”, deklaroi Georgievski.
Ai vlerësoi se ky zhvillim politik i shqiptarëve përbën një element stabiliteti për vendin, veçanërisht në kontekstin e ruajtjes së kursit euroatlantik dhe orientimit gjeopolitik të shtetit.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime në opinion, duke rikthyer debatin për rolin dhe peshën politike të faktorit shqiptar në skenën politike të vendit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
1 Qershor, 2026 17:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.