Gjuha dhe muzika që sfidojnë shekujt: Zhvillohet edicioni i 44-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2026 17:51 Përditësuar

Gjuha dhe muzika që sfidojnë shekujt: Zhvillohet edicioni i 44-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe

Donika Bakiu

SAN DEMETRIO CORONE (SHËN MITRI) – Kalabria u kthye sërish në kryeqendrën e kulturës dhe melosit arbëresh. Në sheshin përballë Kolegjit historik të Shën Adrianit, u ul sipari i edicionit të 44-të të Festivalit të Këngës Arbëreshe (Festival della Canzone Arbëreshe), një nga ngjarjet më jetëgjata dhe më domethënëse për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor të arbëreshëve të Italisë.

I themeluar në vitin 1980 nga intelektuali Giuseppe D’Amico, ky festival ka shërbyer prej më shumë se katër dekadash jo thjeshtë si një aktivitet artistik, por si një platformë e gjallë ku gjuha rijetësohet përmes tingujve modernë e tradicionalë. Festivali i shndërroi vargjet shekullore në këngë bashkëkohore, duke u dhënë zë gjeneratave të reja që refuzojnë të lënë në harresë trashëgiminë e të parëve.

Kjo ngjarje madhore sjell çdo vit këngëtarë e artistë anë e mbanë trojeve shqiptare, si konkurrues ashtu edhe si mysafirë, nga kudo ku flitet shqip. Nata finale e edicionit të 44-të mblodhi kompozitorë, solistë e grupe muzikore nga ngulimet e ndryshme të Kalabrisë, Siçilisë e Basilicatës, si dhe mysafirë specialë nga rajoni. Përmes ritmeve që gërshetonin folklorin autokton me rrymat e sotme muzikore, skena përballë Kolegjit të Shën Adrianit përcolli mesazhin e fortë të qëndresës kulturore.

Garës artistike të këtij edicioni i dhanë frymë prurjet e shkëlqyera muzikore:
Fituesit dhe çmimet e mëdha: Vendin e parë e rrëmbyen artistët Giuseppe Baffa dhe Anna Maria Viteritti nga Santa Sofia d’Epiro (Shën Sofia), me këngën mbretëreshë “Katund i qetur” (Paese silencioso). Me tekst të Anna Ventre, muzikë e aranzhim nga Federico Baffa e Beatrice De Loria, si dhe orkestrim e dirigjim nga Stefano Amato (me mbështetjen e klarinetistes Selene Miracco), kënga solli vargjet prekëse “Thuam ku është ajo shpi, çë u bë si një ënder”, duke përcjellë shpresën e zgjimit.
Vendin e dytë e zuri grupi “Taranta Sounds” nga Plataci (Pllatëni), të cilët u prezantuan me këngën dinamike “Një jetë e re” (Una nuova vita), me tekst të Giuseppe Basile, muzikë e orkestrim nga Maestro Antonio Andrea Marchese.

Vendin e tretë e mori kantautori Aaron Puccio nga Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet) në Siçili, me këngën “Verë o moj verë” (Vino o mio vino), me tekst e muzikë të tij dhe orkestrim nga Maestro Danilo Guido.
Çmimet speciale të jurisë teknike: Çmimi i Kritikës “Giuseppe D’Amico”: I takoi këngëtarit Alessandro Castriota Scanderbeg nga Rossano me këngën “Vetëm një kujtim”..

Çmimi për Tekstin më të Mirë “Pino Cacozza”: I shkoi sërish këngës fituese “Katund i qetur”. Përtej çmimeve dhe garës artistike, Festivali i Këngës Arbëreshe mbetet një urë e fuqishme lidhëse mes të kaluarës dhe të ardhmes. Edicioni i sivjetshëm dëshmoi edhe një herë se, përballë sfidave të asimilimit gjuhësor, arti dhe muzika mbeten mburoja më e fortë e kujtesës kolektive të arbëreshëve. Gazeta Flaka

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Gusht, 2026 17:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?