Gjykata Supreme urdhëron Trumpin të zhbllokojë ndihmën ndërkombëtare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Mars, 2025 23:08

Gjykata Supreme urdhëron Trumpin të zhbllokojë ndihmën ndërkombëtare

Gjykata Supreme amerikane më 5 mars rivendosi urdhrin që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të zhbllokojë ndihmën ndërkombëtare të ngrirë, por nuk është e qartë se sa shpejt mund të zhbllokohen këto fonde.

Në një votim me rezultat 5 me 4, Gjykata Supreme refuzoi apelin urgjent nga administrata amerikane, ndërkohë që i kërkoi gjykatësit të Gjykatës të shkallës së parë, Amir Ali, që të sqarojë urdhrin e tij të mëparshëm që kërkon zhbllokimin e shpejtë të gati 2 miliardë dollarëve ndihmë për punën që veçse është kryer.

Pavarësisht se ky vendim mund të konsiderohet humbje, në terma afatshkurtër, për administratën e Trumpit, grupet jofitimprurëse dhe bizneset që kanë paditur janë ende duke pritur paratë që thonë se ju takojnë. Një nga organizatat javën e kaluar u detyrua të pushonte nga puna 110 punonjës si pasojë e mungesës së fondeve, u tha në dokumentet e gjykatës.

Gjykatësi Samuel Alito ishte në mesin e katër gjykatësve që kundërshtuan vendimin, duke thënë se Ali nuk ka autoritetin që të urdhërojë pagesat. Alito shkroi se ishte i habitur që Gjykata po “imponon një dënim prej 2 miliardë dollarësh mbi taksapaguesit amerikanë”.Vendimi i Supremes lë në fuqi urdhrin për ndalimin e përkohshëm të lëshuar nga gjykatësi Ali, i cili kishte pezulluar ngrirjen e shpenzimeve. Ali do të mbajë një seancë dëgjimore për të shqyrtuar një pezullim më afatgjatë.

Shumica e gjykatësve në vendim thanë se administrata nuk kishte sfiduar urdhrin fillestar të gjykatësit Ali, por vetëm afatin, i cili ka skaduar javën e kaluar.

Gjykata Supreme i tha gjykatësit Ali që të “sqarojë çfarë obligimesh duhet të përmbushë Qeveria për të siguruar që t’i përmbahet urdhrit për ndalim të përkohshëm”.

Kryegjykatësi John Roberts dhe gjykatësja Amy Coney Barrett, që të dy konservatorë, iu bashkuan tre gjykatësve të tjerë liberalë për të krijuar shumicën për këtë vendim.

Administrata Trump ka argumentuar se situata ka ndryshuar pasi ka ndryshuar bllokimin e përgjithshëm të shpenzimeve me vlerësimet individuale që çuan në anulimin e 5.800 kontratave të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe 4.100 grante të tjera të Departamentit të Shtetit, vlera e të cilave në total arrin gati në 60 miliardë dollarë.Qeveria federale ka ngrirë ndihmën ndërkombëtare pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Trumpi që shënjestroi programet që ai i cilësoi si të padobishme dhe që nuk përputheshin me objektivat e politikës së tij të jashtme.

Në padinë që pasoi u pretendua se ky pezullim u bë në kundërshtim me ligjin federal dhe me të u tha se është ndërprerë financimi edhe për programet më urgjente jashtë SHBA-së, që shpëtojnë jetë.

Gjykatësi Ali urdhëroi rinisjen e përkohshme të financimit duke nisur më 13 shkurt, por dy javë më vonë ai gjeti se Qeveria nuk po tregonte sinjale se do të respektonte këtë masë dhe vendosi një afat tjetër për kryerjen e pagesave për punën që veçse ka përfunduar.

Administrata e apeloi këtë vendim, duke e quajtur urdhrin si “të gabuar” dhe e kundërshtoi afatin e caktuar për zhbllokimin e fondeve.

  • Aksident i rëndë në Strumicë: Vdes 19-vjeçarja, drejtuesi i motoçikletës arrestohet

    Aksident i rëndë në Strumicë: Vdes 19-vjeçarja, drejtuesi i motoçikletës arrestohet

    Një 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën kryesore pranë pikës kufitare Strumicë–Novo Sellë, në afërsi të fshatit Tërnovë. Sipas Ministrisë së Brendshme, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti “Seat Leon” me targa të Strumicës dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga 19-vjeçari A.D. nga…

  • Ujë me mollë, kanellë dhe limon: Një pije e freskët për ditët e nxehta

    Ujë me mollë, kanellë dhe limon: Një pije e freskët për ditët e nxehta

    Uji me mollë, kanellë dhe limon është një pije e thjeshtë që mund të përgatitet në pak minuta dhe të shërbejë si një alternativë aromatike ndaj pijeve të ëmbla. Përbërësit: Përgatitja: Lajini mollët, pritini në feta të holla dhe vendosini në një enë me një litër ujë. Shtoni lëngun e limonit dhe shkopinjtë e kanellës.…

  • Sallata e freskët me domate dhe borzilok: E shijshme dhe plot vlera ushqyese

    Sallata e freskët me domate dhe borzilok: E shijshme dhe plot vlera ushqyese

    Sallatat me përbërës të freskët janë një mënyrë e mirë për të shtuar në dietë vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë. Një kombinim interesant është sallata me domate qershi, borzilok, arra dhe ullinj, e cila përgatitet shpejt dhe mund të shërbejë si një vakt i lehtë. Përbërësit: Përgatitja: Lajini dhe pritini domatet përgjysmë. Shtoni borzilokun e…

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Mars, 2025 23:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?