Grenell: Trump dëshiron paqe por Evropa riarmatoset

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Mars, 2025 20:31

Grenell: Trump dëshiron paqe por Evropa riarmatoset

Richard Grenell, i dërguari për misione speciale i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka cituar një deklaratë të presidentit amerikan se ata duan paqe, derisa Evropa thotë bën plane për riarmatosje dhe luftë.

“Trump: Ne duam paqe. Evropa: le të riarmatosemi dhe të luftojmë. A mund të pajtohemi të gjithë tani që Evropa duhet të ishte riarmatosur midis 2014-2020 pas pushtimit të parë rus të Krimesë dhe para pushtimit tjetër nën Joe Biden?!”, ka shkruar Grenell në X, derisa ka shpërndarë një video të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne jetojmë në kohë të rrezikshme, siguria e Evropës është seriozisht e kërcënuar, pyetja tani është nëse do të jemi në gjendje të reagojmë me shpejtësinë e nevojshme”. Këtë e tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pak ditë përpara samitit të jashtëzakonshëm për mbrojtjen, duke paraqitur planin 5-pikësh të ReArm Europe.

Presidenti Donald Trump zgjodhi këshilltarin e vjetër për politikën e jashtme Richard Grenell për të shërbyer si i dërguar për misione speciale. Ai do të jetë I përfshirë edhe në dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga BE.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Mars, 2025 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?