Guardiola: Real Madridi ka më shumë Champions se sa vite kemi ne në këtë kompeticion
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë një deklaratë interesante dhe plot respekt për Real Madrid para përballjes së rëndësishme në Santiago Bernabéu Stadium.
Guardiola theksoi historinë dhe suksesin e jashtëzakonshëm të klubit madrilen në UEFA Champions League, duke thënë se Real Madridi ka fituar më shumë trofe në këtë kompeticion sesa vitet që skuadra e tij ka marrë pjesë në të.
“Real Madridi ka fituar më shumë Champions League sesa vitet që ne kemi në këtë kompeticion”, deklaroi trajneri spanjoll.
Ai shtoi se pavarësisht rivalitetit të madh sportiv, ai gjithmonë e ka respektuar klubin madrilen dhe atmosferën në stadiumin e tyre legjendar.
“E di që nuk jam shumë i dashur në këtë vend, por më pëlqen të vij në Bernabéu. Njerëzit këtu në Madrid nuk besojnë se unë kam respekt për klubin, por e vërteta është ndryshe”, tha Guardiola në një intervistë për mediat spanjolle.
Deklarata e trajnerit të Cityt është parë nga shumë tifozë si një shenjë respekti për historinë dhe madhështinë e Real Madridit, i cili mbetet klubi më i suksesshëm në historinë e Champions League.
Flaka
















