Hava Miftari doktoron me studim mbi mikrobiotën në produktet tradicionale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Prill, 2026 10:26 Përditësuar

Hava Miftari doktoron me studim mbi mikrobiotën në produktet tradicionale

Nga një fshat i vogël në Gostivar drejt majave të shkencës – Hava Miftari ka kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj akademik duke fituar titullin “Doktore e shkencave tekniko-teknologjike”.

Studimet e doktoraturës ajo i përfundoi në Universiteti “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Teknologjike në Veles, duke u specializuar në teknologjitë inovative për ushqim dhe nutricion.

Punimi i saj shkencor, me fokus në produktet tradicionale, trajton “dinamikën mikrobiale dhe karakterizimin e baktereve autoktone të acidit laktik në djathin e bardhë të dhisë të prodhuar në mënyrë tradicionale në shëllirë”. Përmes këtij hulumtimi, Miftari sjell një qasje të detajuar mbi rolin e mikroorganizmave në cilësinë, sigurinë dhe vlerat funksionale të ushqimit, duke kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e produkteve autentike.

Procesi i doktorimit u udhëhoq nga mentorja, Prof. dr. Daniela Nikolovska Nedelkoska, ndërsa në komisionin vlerësues morën pjesë edhe profesorët Tatjana Kalevska, Tatjana Blazevska, Vezirka Jankuloska dhe Ismail Ferati.

Ky sukses nuk është vetëm një arritje personale për Hava Miftarin, por edhe një dëshmi se përkushtimi dhe puna e vazhdueshme mund të çojnë të rinjtë drejt rezultateve të larta shkencore, duke shërbyer si frymëzim për brezat e rinj në rajon. Gazeta Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Prill, 2026 10:26 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?