Huazimi i Ansu Fati drejt finalizimit – vetëm detajet e fundit mbeten për t’u vendosur!
Barcelona dhe Monaco kanë rifilluar negociatat për huazimin e Ansu Fati, pasi bisedimet e mëparshme kishin hasur pengesa për shkak të kushteve financiare të marrëveshjes. Fillimisht, Barcelona kërkonte që Monaco të mbulonte 80% të pagës së lojtarit, ndërsa klubi francez ofronte vetëm 30%. Tani, Monaco ka rritur ofertën në 40%, dhe Barcelona pritet të pranojë këtë kompromis, duke mbuluar 60% të pagës së tij.
Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Ansu Fati. Të dyja klubet, si dhe vetë lojtari, dëshirojnë që çështja të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që ai të ketë më shumë minuta loje dhe të rikthejë formën e tij.
Marrëveshja që po diskutohet është për një huazim njëvjeçar, me opsionin e blerjes së lojtarit për rreth 15 milionë euro. Monaco insiston që klauzola e blerjes të jetë opsionale dhe jo e detyrueshme, një kusht që Barcelona ka pranuar. Nëse nuk ka ndryshime të fundit në qëndrimet e palëve, marrëveshja mund të finalizohet në ditët e ardhshme.
Tifozët e Barcelonës dhe Monacos presin me ankth zhvillimet e ardhshme, ndërsa e ardhmja e Ansu Fati mbetet një nga temat kryesore të merkatos së verës.
Flaka
















