Inter do të vuajë një mungesë të madhe për takimin ndaj Manchester Cityt

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 21:19

Inter do të vuajë një mungesë të madhe për takimin ndaj Manchester Cityt

Raportimet në Itali kanë bërë me dije se Federico Dimarco ka pësuar një lëndim muskulor kështu që me shumë gjasë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi italian u lëndua gjatë barazimit 1-1 ndaj Monzës mbrëmjen e së dielës andaj me shumë mundësi do ta ketë të pamundur të jetë prezent në ‘Etihad Stadium’ të mërkurën.

Burime të ndryshme në Itali, duke përfshirë Sky Sport Italia dhe Tuttosport, bëjnë me dije se italiani ka pësuar një lëndim të lehtë në kofshë.

Ani pse sipas Tuttosport është vetëm një lodhje e muskujve, Dimarco megjithatë ka shumë pak mundësi që të arrijë të jetë i gatshëm në kohë për këtë super sfidë.

Ky lëndim i italianit përveç se me shumë gjasa do t’ia humb takimin ndaj ‘Qytetarëve’, do ta lë atë në dyshim serioz edhe për derbin ndaj Milanit gjatë vikendit.

26-vjeçari ka bërë katër paraqitje deri më tani në Serie A, duke qenë titullar në të gjitha ato ndeshje që i zhvilluan ndaj Genoas, Lecces, Atalantës dhe Monzës.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 21:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?