Janevska kërkoi falje për “deklaratën e keqformuluar” për librat e gjuhëve të huaja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 21:01

Janevska kërkoi falje për “deklaratën e keqformuluar” për librat e gjuhëve të huaja

Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, deklaroi se në ueb-faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të publikohen librat e miratuara për gjuhën dhe kulturën e bashkësive dhe disa materiale për mësim, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Pas deklaratës se për mësimin e gjuhëve të huaja nuk ka nevojë për libra dhe nxënësit mësojnë gjuhët e huaja nga serialet televizive, që i parapriu reagimeve të ashpra në publik, ministrja Janevska sot kërkoi falje, siç tha, për deklaratën e formuluar gabimisht dhe deklaroi se Byroja për zhvillimin e arsimit nuk i miratoi librat për këto lëndë.

Ajo paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të ketë libra për të gjithë nxënësit, duke shpresuar që Byroja për vitin e ardhshëm do të miratojë libra cilësorë.

“Vitin e ardhshëm do t’i kenë të gjitha librat, ndërsa këtë vit në ueb-faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të  publikohen librat e miratuara për gjuhë dhe kulturë të bashkësive dhe disa materiale mësimore që do të mund t’i përgatitin gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Janevska.

Ndryshe, ministrja e Arsimit Vesna Janevska më 9 gusht tha se në vitin e ri shkollor do të ketë tekste për të gjitha paralelet, përveç teksteve për gjuhë të huaja. Megjithatë, siç thotë ajo, kjo nuk do të jetë problem sepse fëmijët i mësojnë gjuhët nga serialet dhe çështja është të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikën e gjuhës së huaj.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar LDSM-ja, nga ku thonë se DPMNE-ja dhe ministrja Janevska vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit konfirmuan se arsimi nuk do të jetë aspak prioritet për ta.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 21:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?