Julián Álvarez do të qëndrojë te Atlético Madrid. Sulmuesi argjentinas ka marrë vendimin personal për të vazhduar aventurën e tij në Madrid, duke refuzuar jo vetëm interesimin e Arsenalit, por edhe oferta të tjera në këtë afat kalimtar.
Sipas raportimeve, dëshira e Álvarez për një transferim te Barcelona mbetet e fortë, por një lëvizje e tillë konsiderohet praktikisht e pamundur në këtë merkato, e cila ka hyrë në ditën e fundit.
Barcelona pritet të rikthehet në garë për argjentinasin në afatet e ardhshme kalimtare, me merkaton e janarit si një nga mundësitë që mund të shqyrtohet nga klubi katalanas.
Ndërkohë, Álvarez sot është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Atlético Madridit. Pas përfundimit të seancës së ekipit, ai do të zhvillojë edhe një seancë individuale me Luis Piñedo, me synimin për të rikuperuar ritmin dhe për t’u afruar me nivelin e pjesës tjetër të skuadrës.
Për momentin, e ardhmja e tij është e qartë: Julián Álvarez qëndron te Atlético Madrid.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Shtator, 2026 14:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.