Aventura e Kolo Muani te Paris Sen Zhermenit mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja “L’Equipe”, sulmuesit nuk po i pëlqen koha e kufizuar e lojës dhe po mendon një ndryshim.
Dhe, ky ndryshim mund të ndodhë që në merkaton e dimrit. Klubi parizien nuk është kundërt largimit të francezit, që erdhë nga Gjermania në verën e vitit 2023. Deri më tani, ai ka shënuar 11 gola në 50 ndeshje me PSZH.
Madje PSZH është gati ta lërë të lirë për 50 milionë euro, një shifër dukshëm më e ulët se 90 milionët që shpenzuan për ta blerë. Sipas “Calciomercato”, skuadra e Juventus duket e interesuar për sulmuesin.
Drejtori sportiv Xhiuntoli është duke kërkuar një zëvendës të Dushan Vlahoviç, që këtë sezon nuk ka pushuar. Megjithatë, negociatat do të niseshin vetëm në kushte të caktuara, pasi Juventus e kërkon lojtarin në formë huazimi, ku PSZH të paguajë një pejsë të rrogës.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
30 Tetor, 2024 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.