“Kemi lidhje historike me SHBA” reagon përsëri Zelensky pas përplasjes me Trump

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Mars, 2025 23:21

“Kemi lidhje historike me SHBA” reagon përsëri Zelensky pas përplasjes me Trump

Një ditë pas takimit të tensionuar me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjete sociale.

Teksa ka shpërndarë intervistën e dhënë në FoxNeës pas debatit, Zelensky ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Ukraina ka marrë nga Shtetet e Bashkuara

. Megjithatë ai ka theksuar gjithashtu nevojën për një angazhim më të fortë të SHBA-së në mbështetje të vendit të tij.

Ai falënderoi gjithashtu Trump dhe Kongresin amerikan për ndihmën që kanë ofruar, duke theksuar se mbështetja amerikane ka qenë “jetike për ta ndihmuar Ukrainën të mbijetojë.”

“Jam mirënjohës ndaj SHBA-së dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tyre, e cila ka qenë jetike për të mbijetuar,” shkroi Zelenskyy në “X”.

“Por është e rëndësishme që të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin për të kuptuar qëllimet tona të përbashkëta,” shtoi ai.

Në postimet e tij të tjera, Zelensky falënderoi popullin amerikan për ndihmën që ka ofruar, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të forta midis dy kombeve. Ai theksoi se marrëdhënia mes Ukrainës dhe SHBA-së nuk është thjesht një lidhje mes dy liderëve, por një lidhje historike dhe e fortë mes popujve.

“Populli amerikan ndihmoi në shpëtimin e popullit tonë. Njeriu dhe të drejtat e njeriut janë të parat. Ne jemi vërtet mirënjohës. Ne duam vetëm marrëdhënie të forta me Amerikën dhe me të vërtetë shpresoj se do t’i kemi”, shkroi Zelensky.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Mars, 2025 23:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?