Klarens Sidorf aludon për komplot të UEFA-s ndaj Real Madridit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:17

Klarens Sidorf aludon për komplot të UEFA-s ndaj Real Madridit

Klarens Sidorf i “hedh benzinë zjarrit”, në vazhdën e polemikave për “Topin e Artë”, që njihte si favorit absolut Vinicius Junior për vitin 2024, por pa mbrëmë të ngjitej dhe laureohej në skenë Rodri.

Ish-lojtari Real Madridit nga viti 1996 deri më 2000, me karrierë edhe te Milani e Interi, ndërhyri në debat pas vendimit për t’ia dhënë trofeun e shumë lakmuar të “France Football” mesfushorit spanjoll të Manchester City, kampion i Europës. Një reagim befasues nga 48-vjeçari, tashmë kolumnist dhe komentator sportiv televiziv, përballë mikrofonave të “TNT Sports Brazil”.

“Unë votova pothuajse një vit më parë dhe mendoj se Vinicius e meritonte këtë çmim”. Megjithatë, Seedorf nuk u ndal me kaq, duke shkuar pak më tej në konsideratat personale dhe lënë të kuptohet për ekzistencën e mundshme të një komploti kundër Real Madridit dhe yllit brazilian.

Duket se ka diçka mes Real Madridit dhe UEFA-s, që nuk po zgjidhet dot. Është turp, sepse këto gjëra duhet të ndahen, veçanërisht për një lojtar, në një moment të caktuar. E nënvizoj me forcë: Problemet mes Real Madridit dhe UEFA-s duhet të ndahen, të mos ndikojnë në këto gjëra. Është turp”, ka thënë Sidorf për mikrofonin e “TNT Sports Brazil”.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?