Komisioni kombëtar i teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut me përbërje të re

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 20:38

Komisioni kombëtar i teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut me përbërje të re

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar përbërjen e re të Komisionit Kombëtar të teksteve shkollore, duke vlerësuar që procesi i miratimit të teksteve shkollore po avancohet, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore ka përbërje të re. Në bazë të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, Qeveria emëroi Prof. Goce Cvetanovski, Dr. Bilall Shahini, Prof. Slagjana Brsakoska, Dr. Agim Rexhepi, Prof. Sasho Tatarçevski, Prof. Dr. Ana Gaceva, Prof. Dr.Luben Tevdovski, Prof. Nikolla Minov dhe Ilmi Bislimi, për anëtarë të rinj të Komisionit”, raportoi Ministria.

Ky Komision miraton vendimin për përdorimin e teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ministria vlerësoi që kjo përbërje do të jetë filtra kyç në sigurimin materialeve bazë cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm.

Ndryshe, ministrja e Arsimit Vesna Janevska më 9 gusht tha se në vitin e ri shkollor do të ketë tekste për të gjitha paralelet, përveç teksteve për gjuhë të huaja.

Një nga problemet e këtij viti shkollor në vitin e fundit shkollor ishte edhe mungesa e librave, përkundër që viti shkollor kishte filluar. Problemi më i madh u shfaq te klasat e treta dhe të gjashta, ku duhej të kishte libra të reja në përputhje me Konceptin e Ri. Për disa klasa vonesa e teksteve vitin e kaluar zgjati deri në gjysmëvjetorin e dytëndërsa në disa libra si “Historia dhe shoqëria” kishte pasur edhe parregullsi.

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 20:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?