„Komunalec“: Almir Dauti merr timonin e ndërmarrjes në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2026 07:07 Përditësuar

„Komunalec“: Almir Dauti merr timonin e ndërmarrjes në Gostivar

Pas zhvillomeve të fundit Ndërmarrjen Publike „Komunalec“. Almir Dauti është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të ndërmarrjes, ndërsa vendimi tashmë ka hyrë në fuqi.

Dauti vjen nga vetë „Komunalec“, ku ka mbi 15 vite përvojë, duke e njohur nga afër funksionimin e ndërmarrjes, strukturën e saj dhe shërbimet që u ofrohen qytetarëve.

Emërimi i tij është i përkohshëm dhe do të zgjasë deri në përzgjedhjen dhe emërimin e drejtorit të ri, në përputhje me procedurat ligjore.

Por profili i Dautit nuk lidhet vetëm me sektorin komunal. Ai është i njohur edhe për angazhimin e tij në sport. Për disa vite ka qenë pjesë e KF Gostivarit, ndërsa ka pasur angazhim edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në periudhën e ardhshme, Dauti do të ketë përballë një nga detyrat më të rëndësishme të ndërmarrjes: garantimin e funksionimit të rregullt të shërbimeve komunale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Nga Komuna e Gostivarit presin bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e ri, me theks te higjiena publike, mirëmbajtja dhe shërbimet komunale.

Emërimi i Dautit vjen në një periudhë të ndjeshme për „Komunalec“, ndërsa tani vëmendja kalon te puna e drejtimit të ri dhe rezultatet që do të sjellë në terren. Gazeta Flaka

406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2026 07:07 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?