Kongresi i “bashkimit” apo fillimi i ndasive? Përfaqësimi rajonal që po hap pikëpyetje brenda VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 23:08 Përditësuar

Kongresi i “bashkimit” apo fillimi i ndasive? Përfaqësimi rajonal që po hap pikëpyetje brenda VLEN-it

Kongresi i fundit i VLEN-it u prezantua si moment historik bashkimi dhe konsolidimi politik i kampit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, mënyra se si u ndërtua kryesia e ngushtë e subjektit të ri dhe përfaqësimi në Kuvendin e VLEN-it ka nisur të prodhojë pakënaqësi serioze në terren, duke hapur pikëpyetje për kompaktësinë e ardhshme të koalicionit.

Përbërja aktuale e strukturës drejtuese ka nxjerrë në pah një dominim të qartë të Tetovës dhe Çairit të Shkupit, ndërsa disa nga qendrat më të rëndësishme shqiptare kanë mbetur jashtë vendimmarrjes së ngushtë politike.

Në kryesinë e re:

  • Bilall Kasami është bashkëkryetar nga Tetova,
  • Izet Mexhiti bashkëkryetar nga Çairi i Shkupit,
  • Bekim Sali sekretar gjeneral po ashtu nga Çairi,
  • Mimoza Musa nënkryetare nga Tetova,
  • ndërsa Bekim Qoku nga Ohri është pozicionuar si nënkryetar.

Kjo do të thotë se në strukturën më të rëndësishme drejtuese mungojnë përfaqësues nga:

  • Kumanova,
  • Gostivari,
  • Kërçova,
  • Struga,
  • Dibra,
  • Prilepi,
  • Manastiri,

si qytete dhe rajone me peshë të rëndësishme politike, elektorale dhe organizative për shqiptarët në vend.

Veçanërisht bie në sy mungesa e Gostivarit dhe Kumanovës, dy bastione tradicionale të organizimit politik shqiptar, me bazë të gjerë elektorale dhe histori të rëndësishme në zhvillimet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Përveç strukturës drejtuese, debatet janë zgjeruar edhe rreth mënyrës së përfaqësimit në Kuvendin e VLEN-it.

Analisti Zenel Miftari, në një deklaratë për Podcast “Rishtazi” në Koha, theksoi se pakënaqësitë dhe ndasitë kanë nisur që nga procesi i zgjedhjes së Kuvendit të VLEN-it, pikërisht për shkak të mungesës së përfaqësimit të drejtë të degëve.

Sipas tij, një nga pikat kryesore të pakënaqësisë ka qenë përfaqësimi i përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku.

“Këtu ka qenë pakënaqësia e një numri të madh të degëve të tjera, pasi përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku, i janë dhënë rreth 50 delegatë pa patur fuqi elektorale dhe mbështetje në terren, t’i jepet aq shumë fuqi brenda VLEN-it”, deklaroi Miftari.

Kjo deklaratë reflekton një pakënaqësi që, sipas burimeve brenda strukturave lokale, nuk lidhet vetëm me emra individualë, por me perceptimin se raportet e fuqisë brenda VLEN-it nuk po ndërtohen mbi bazën reale të mbështetjes në terren.

“VLEN është një faktor që mund të bëjë ndryshim”, kështu tha në Click plus analisti Ibrahim Mehmeti duke shtuar se e gjithë kjo varet nga mënyra se si do të veprojnë dhe do të organizohen, që sipas tij, themelimi i VLEN-it nuk është hap i vogël duke pasur parasysh egot dhe interesat e liderëve shqiptarë në përgjithësi, shrkuan TV21.

Ibrahimi tha se pavarësisht të gjithave, ka pakënaqësi nga individë të caktuar, që siç theksoi, ka pasur persona që kanë qenë të kyçur në struktura por që tani nuk janë pjesë e subjektit.

“Mund të shihet, prej dje, ka njerëz që fillojnë të ndihen jorehat se kanë investuar, kanë punuar për formimin e një partie, për krijimin e degëve dhe tani mbeten jashtë sepse nuk mund prej 5 partive t’i grumbullosh të gjithë në kryesi. Kjo është sfida se si do të funksionojnë. Nga kjo pikëpamje mendoj se do të jetë një eksperiment interesant, nëse VLEN ai del që të mbijetojë i unifikuar deri në zgjedhjet e ardhme, do të jetë sinjal për partitë e tjera”, tha Mehmeti.

Në opinion po komentohet gjerësisht fakti se disa degë me strukturë të konsoliduar dhe me peshë elektorale janë ndjerë të anashkaluara, ndërsa figura apo grupe me ndikim më të kufizuar kanë marrë hapësirë disproporcionale në organet e reja.

Kjo panoramë ka nxitur perceptimin se VLEN, ndonëse publikisht flet për bashkim dhe gjithëpërfshirje, në praktikë po përballet me tensione të brendshme për balancën rajonale, përfaqësimin dhe ndarjen e pushtetit.

Analistë dhe zëra kritikë tashmë shtrojnë dilemën nëse kongresi i “bashkimit” mund të shndërrohet paradoksalisht në pikënisje të pakënaqësive të reja politike.

Sepse në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, balanca rajonale dhe ndarja e drejtë e përfaqësimit kanë qenë gjithmonë elemente shumë sensitive. Çdo perceptim për dominim lokal apo favorizim të grupeve të caktuara zakonisht ka prodhuar tensione, rivalitete dhe fragmentim të brendshëm.

Për momentin, drejtuesit e VLEN-it po përpiqen ta paraqesin formulën e re si kompromis funksional dhe model uniteti. Por pyetja që mbetet e hapur është:

A do të arrijë kjo strukturë ta ruajë ekuilibrin politik dhe territorial brenda koalicionit, apo kongresi i “bashkimit” do të mbahet mend si momenti kur nisën ndasitë e reja?

Përgjigjen, si gjithmonë në politikë, do ta japë koha — dhe reagimi i bazës në terren. Gazeta Flaka

231
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 23:08 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
231
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?