Koreja e Veriut dërgoi 3.500 ushtarë të tjerë në Rusi për stërvitje?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Mars, 2025 22:55

Koreja e Veriut dërgoi 3.500 ushtarë të tjerë në Rusi për stërvitje?

Sipas një ligjvënësi të Koresë së Jugut, i cili së fundmi vizitoi Ukrainën, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 3.500 ushtarë të tjerë në Rusi për stërvitje, me një dërgim të tretë të mundshëm të trupave, transmeton Anadolu.

Siç raporton “Yonhap News”, ligjvënësi Yu Yong-weon nga Partia e Pushtetit Popullor në pushtet citoi informacionin e marrë nga shefi i inteligjencës së mbrojtjes të Ukrainës, Kyrlylo Budanov, gjatë vizitës së tij në Ukrainë muajin e kaluar.

“Ka rreth 3.500 ushtarë të Koresë së Veriut që po kalojnë trajnime të përshtatjes në terren në pesë vende në Lindjen e Largët të Rusisë dhe ekziston mundësia e një dislokimi të tretë. Grupi i dytë i trupave (koreano-veriore) është afër 1.500 ushtarë dhe ata tashmë janë vendosur pranë rajonit Kursk të Rusisë pas përfundimit të përshtatjes”, tha Yu.

Në muajin janar, Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut pretendon se të paktën 300 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe 2.700 të tjerë u plagosën në luftimet me Ukrainën.

Në muajin tetor, Pentagoni tha se Koreja e Veriut dërgoi rreth 10 mijë trupa në Rusinë lindore.

Pheniani deri më tani ka qëndruar në heshtje edhe pas raportimeve për vdekje dhe plagosje të supozuara mes trupave të tij në Rusi.

  • Bullgaria kërkon llogari nga Shkupi pas ndalimit të deputetit bullgar

    Bullgaria kërkon llogari nga Shkupi pas ndalimit të deputetit bullgar

    Një incident në kufi ka sjellë përplasje të re diplomatike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka thirrur të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut në Sofje, pasi deputetit bullgar Angel Georgiev iu refuzua hyrja në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas agjencisë bullgare BTA, incidenti ka…

  • Natë e përgjakshme në Gjermani, 24-vjeçari nga RMV përfundon në operacion

    Natë e përgjakshme në Gjermani, 24-vjeçari nga RMV përfundon në operacion

    Një 24-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka mbetur rëndë i plagosur pas një përleshjeje mes dy grupeve në qytetin gjerman Bad Segeberg. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:20 në rrugën “Kirchstraße”, pranë sheshit të qytetit. Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi me një debat verbal, i cili më pas degjeneroi në përleshje fizike.…

  • Vjeshtë–Dimër 2026: Ngjyrat, këpucët dhe çizmet që do të dominojnë sezonin

    Vjeshtë–Dimër 2026: Ngjyrat, këpucët dhe çizmet që do të dominojnë sezonin

    Nga bordoja dhe vjollca mbretërore, te bluja elektrike, këpucët me majë të mprehtë dhe çizmet deri në gju – moda e vjeshtës dhe dimrit 2026 sjell më shumë ngjyra, forma të theksuara dhe rikthim të siluetave elegante. Sezoni vjeshtë–dimër 2026 sjell një ndryshim të dukshëm në modë. Në vend të minimalizmit të ftohtë dhe ngjyrave…

273

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Mars, 2025 22:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut