Korridoret 8 dhe 10-D/ Ende nuk ka përfunduar shpronësimi që “Behtel & Enka” të fillojnë punën në terren

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:15

Korridoret 8 dhe 10-D/ Ende nuk ka përfunduar shpronësimi që “Behtel & Enka” të fillojnë punën në terren

Ende nuk ka përfunduar shpronësimi që “Behtel & Enka” të fillojnë punën në terren. Kështu tha sot drejtori i ndërmarrjes së rrugëve shtetërore, Koce Trajanovski, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Ai theksoi se shpronësimi është barrë e shtetit, duke shtuar se në këtë çështje është bërë progres në periudhën e kaluar.

“Është nënshkruar marrëveshje e cila është specifike, e cila është bërë sipas një ligji të posaçëm dhe mendoj se, do të them sërish qeveria e kaluar, ka vendosur afate për shpronësimin dhe dislokimin e linjave elektrike, linjave të telekomunikacionit, që është kompetencë e Republikës së Maqedonisë dhe nuk hyn në ato një miliard e treqind, ka dhënë afat vitin e kaluar që ajo të përfundojë. Jemi duke bërë përpjekje intensive ku në muajin e fundit kemi bërë përparim të madh në shpronësim, nëse nuk e zgjidhim shpronësimin nuk mund të hyjnë”, tha Koce Trajanovski, drejtor i ndërmarrjes sës rrugëve shtetërore.

Trajanovski dha shpresë se “Behtel & Enka” do të fillojnë aktivitetet ndërtimore para fundit të këtij viti.

“Pra, do hyjnë pas pastrimit të tokës, shpronësimit, dislokimit të kabllove, deminimit…madje edhe projektimi është në kompetencë të Republikës së Maqedonisë dhe nuk është në ato një miliardë e treqind… andaj të të punojmë intensivisht që “Behtel & Enka” të fillojnë sa më shpejt në terren dhe shpresoj që para vitit të ri t’i sjellim tashmë në terren”, shtoi Koce Trajanovski, drejtor i ndërmarrjes së rrugëve shtetërore.

Më 8 mars të vitit të kaluar, konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka” nënshkroi marrëveshje me Qeverinë e mëparshme, me të cilën mori përsipër të ndërtonte katër autostrada 110 kilometra në korridoret 8 dhe 10-D deri në vitin 2027. E gjithë marrëveshja u pasua nga shumë polemika, duke filluar nga përzgjedhja e firmave të mbikëqyrjes, për të cilat prokuroria dhe Komisioni kundër korrupsionit hapën lëndë e deri te ndryshimet në Ligjin e punës, me të cilat u miratua dispozitë që lejonte punën jashtë orarit prej më shumë se tetë orë në javë dhe më shumë se 190 orë në vit, në rastet kur projektet janë me interes nacional dhe strategjik për shtetin./Alsat.mk

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?