Kurdët shpallin armëpushimin me Turqinë, i jepet fund konfliktit 41-vjeçar

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Mars, 2025 23:14

Kurdët shpallin armëpushimin me Turqinë, i jepet fund konfliktit 41-vjeçar

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit njoftoi këtë të shtunë shpalljen e një armëpushim me Turqinë, duke i dhënë fund një lufte që ka zgjatur për 41 vjet. Vendimi i PKK-së vjen pak ditë pas apelit të bërë nga themeluesi dhe udhëheqësi i saj Abdullah Oçalan i cili ndodhet në burgjet turke.

“Për të hapur rrugën për zbatimin e thirrjes për paqe dhe një shoqëri demokratike, ne shpallim një armëpushim që nga sot”, tha komiteti ekzekutiv i PKK në një deklaratë të transmetuar nga agjencia ANF, e cila është e lidhur me lëvizjen e armatosur.

“Ne pajtohemi me përmbajtjen e apelit dhe deklarojmë se do ta respektojmë dhe zbatojmë atë”, sqaroi PKK në mesazhin e saj, i cili ishte shkruar me shkronja kapitale në turqisht.

PKK shtoi se shpreson që Ankaraja të lirojë Oçalanin, i cili është mbajtur pothuajse në izolim total që nga viti 1999, në mënyrë që të udhëheqë procesin e çarmatimit.

“Udhëheqësi Abdullah Oçalan duhet të jetë në gjendje të jetojë dhe të punojë me liri natyrore dhe të ketë marrëdhënie të papenguara me këdo që dëshiron, përfshirë miqtë e tij”, tha PKK.

Nëse ky armëpushim është i suksesshëm do t’i japë fund një konflikti që ka vrarë më shumë se 40,000 njerëz që kur PKK, tani e vendosur në malet e Irakut verior, nisi kryengritjen e saj të armatosur në 1984.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Mars, 2025 23:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?