Kurti për aktakuzën për sulmin në Banjskë: Më mirë vonë se kurrë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 20:03

Kurti për aktakuzën për sulmin në Banjskë: Më mirë vonë se kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij, kjo ka mundur të ngritet shumë më herët.

Megjithatë, ai citoi një thënie të njohur të popullit “më mirë vonë se kurrë”.

“Nuk e kam parë ende aktakuzën, por jam i bindur që ka mundur të ngritet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Por siç thotë populli më mirë vonë se kurrë. Duhet ta shohim përmbajtjen e saj. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht kudo që ndodhemi, e kam thënë edhe në Bruksel herën e fundit që isha, që Radoiçiqi duhet t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë, Banjska është në Zveçan të Kosovës”, u shpreh Kurti.

Dje, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufi në një konferencë për media njoftoi se aktakuzë është ngritur ndaj 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast.

“Pas përfundimit të hetimit, pas grumbullimit të të gjitha provave, sot kemi ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”.

“Për 45 të pandehurit ekizston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht vepra penale kudër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, financimi i terrorizmit dhe shpërlarjes së parave”, është shprehur ai. /klankosova.tv

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?