Lajçak flet për takimin e 24 tetorit në Bruksel, shprehet optimist për përparime në disa çështje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:38

Lajçak flet për takimin e 24 tetorit në Bruksel, shprehet optimist për përparime në disa çështje

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për takimin e javës së kaluar mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai në Facebook shkruan se në takimin e 24 tetorit nuk u shënuan hapa përpara mes palëve lidhur me normalizimin e marrëdhënieve, por u shfaq optimist për përparime të arritura në disa çështje.

“Javën e kaluar, unë prita një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të Kryenegociatorëve, me fokus në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit. Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, ka shkruar ai.

Lajçak mes tjerash ka folur edhe për një takim tjetër që pati gjatë javës që lamë pas me Artur Lorkoëski, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

“Gjithashtu pata rastin të takohem me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për të diskutuar bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit në tregun e BE-së në mes të kompleksitetit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi”.

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?