Lamine Yamal kritikon akademitë moderne: Futbollit po i mungon kreativiteti dhe argëtimi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Qershor, 2026 14:30

Lamine Yamal kritikon akademitë moderne: Futbollit po i mungon kreativiteti dhe argëtimi

Lamine Yamal ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohen futbollistët e rinj në akademitë moderne.

Sipas tij, futbolli po bëhet gjithnjë e më i strukturuar dhe i kufizuar nga skemat taktike, duke lënë më pak hapësirë për kreativitetin individual dhe spontanitetin që dikur e bënin lojën më tërheqëse.

“Problemi që shoh te lojtarët e rinj sot është se u thuhet vazhdimisht çfarë duhet të bëjnë. Mbrojtësi i krahut duhet t’ia japë topin anësorit, anësori mesfushorit dhe të gjithë duhet të sulmojnë e të mbrojnë sipas të njëjtit model”, u shpreh Yamal.

Ai kujtoi me nostalgji futbollin e rrugës, ku sipas tij mbizotëronin argëtimi dhe imagjinata.

“Kur luaja në rrugë, rregulli ishte i thjeshtë: kush shënonte dy gola fitonte, ndërsa humbësi dilte jashtë. Kishte më shumë kënaqësi dhe kreativitet”, tha talenti spanjoll.

Yamal shtoi se i vjen keq që sot njerëzit nuk e shijojnë futbollin si më parë, duke theksuar se në fëmijëri ndiqte vazhdimisht ndeshje dhe frymëzohej nga lojtarët që sillnin magji në fushë.

Sipas tij, futbolli modern ka nevojë për më shumë futbollistë me stil të lirë dhe kreativ, si Ronaldinho, Neymar, Isco, Vinícius Júnior, Karim Benzema dhe Rayan Cherki.

Deklaratat e tij kanë nxitur diskutime të shumta mes tifozëve dhe ekspertëve, të cilët vazhdojnë të debatojnë nëse futbolli modern po humbet individualitetin në favor të disiplinës taktike.

Flaka

287

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Qershor, 2026 14:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
287

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut